Home KRYESORE Fondet sekrete/ Goro: Lista e emrave e publikuar në Shqipëri nuk ekziston

Fondet sekrete/ Goro: Lista e emrave e publikuar në Shqipëri nuk ekziston

Gazetari Robert Goro, të martën, deklaroi se lista e publikuar në mediat shqiptare nuk është raportuar nga mediat greke dhe nuk gjendet në gazetën greke që është përmendur nga mediat shqiptare.

Përmes një lidhje me Skype nga Greqia, ë studion e emisionit “Opinion”, Goro u shpreh se është përmendur emri i gazetës, por gazeta nuk kishte asnjë informacion në lidhje me listën e publikuar në Shqipëri si në variantin print po edhe atë online.

Gazetari tregoi se listën nuk do ta marrim vesh kurrë, pasi ajo disponohet vetëm nga ministri dhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij.

Sipas tij, edhe në Kuvend ku bëhet kontrolli, aty paraqitet se ky fond është përdorur në Shqipëri, Maqedoni dhe ndonjë vend tjetër për këto arsye të caktuara.

Në lidhje me krijimin e debatit, Goro tha se gjithçka nisi me akuzat e ndërsjella mes ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Jashtëm në lidhje me abuzimet e fondeve sekrete.

V.l/ Dita

Share: