Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako nuk do të japë dorëheqjen edhe nëse Prokuroria ngre akuzë ndaj tij në kuadër të hetimeve për dosjen 339.
“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie” – tha Dako në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Dako u pyet edhe nëse do të kandidojë sërish në Qershor 2019 për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku deklaroi se nuk ndihet i lodhur për të rikandiduar, megjithëse këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për të rikandiduar, por theksoi se mund të jetë edhe në ndonjë pozicion tjetër politik. ©LAPSI.al