Home KRYESORE Saimir Tahiri në konferencë: Në Itali rezultova i pafajshëm

Saimir Tahiri në konferencë: Në Itali rezultova i pafajshëm

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po mban një konference në “Rogner” ku shprehet se kam dicka me rendësi për te ndare publikun.

“Krahas hetimeve në Shqipëri kërkova të hetohem në Itali. Prokuroria e Antimafias italiane regjistroi procesim ndaj meje më 27 tetor 2017. Por në heshtje dhe shumë punë hetuan edhe pretendimet e prokurorisë shqiptare për atë që u quajt “përfshirje në trafikun e drogës”.
Pas hetimeve ata konkluduan se unë skam lidhje me aktivitet të paligjshëm. Pra çështja është pushuar në Itali”, 
tha Tahiri.

Pjesë nga deklarata e Saimir Tahirit:

“Kanë gënjyer aq shumë për mua çdo ditë dhe unë kam heshtur në pritje të vërtetesës E vërteta sado vonë do bërtasë më fort se çdo gënjeshtër për këtë vit. Kam pasur dhe kam ende shumë për të thënë. Kam diçka me rëndësi që dua të ndaj me publikun sepse e vërteta nuk rri dot e fshehur. Juve u kujtohet sesi në datë 24 tetor 2017 unë dola në konferencë se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Ajo dora e zezë lëvizi fort dhe tha ase ajo letër ishte e falsifikuar. Unë i tregova publikut se mua hetimi i Prokurorisë nuk më mjafton dhe për të vërtetën time unë kërkova të hetohem edhe në Itali. Pas konferencës time të njëjtën gjë bëri edhe prokuroria. Janë prokurorë ata që shpërndanin gjysmë lajm dhe gjysmë letra. Prokurori i Antimafias italiane në përfundim të hetimeve i kërkuan pushimin e hetimeve ndaj Samir Tahirit se nuk ka asnjë përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm”.

*Konferenca live

Share: