Home KRYESORE Vrau 13 persona, tigri i frikshëm indian asgjësohet me parfum Calvin Klein

Vrau 13 persona, tigri i frikshëm indian asgjësohet me parfum Calvin Klein

Një tigër femër që mendohet se ka  vrarë 13 persona është qëlluar pr vdekje pas një gjuetie masive, në Indi.

Tigri 6-vjeçar i kishte shpëtuar gjuetisë në xhunglën e perëndimit të Maharashtras  përgjatë dy viteve kërkim.

Muajin e fundit specialistët e kafshëve të egra përdorën parfum për ta joshur kafshën.

Tigri femër, është futur në kurth nga Aghar Ali Khan, (djali i gjahtarit më të famshëm në Indi, Nawab Shafath Ali Khan) duke përdorur një parfum për meshkuj të Calvin Klein. Sipas ekspertëve parfumi popullor i viteve 80, i quajtur “Obsession përmban “civetone”, një përbërës që i tërheq gjithmonë tigrat.

Aktivistët lobuan ta shpëtonin tigrin, por Gjykata Supreme e Indisë tha se nuk do të ndërhynte në rast se gjahtarët do të detyroheshin ta qëllonin atë.  Një skuadër e pajisur me një armë  me qetësues ishte e vendosur në një automjet përgjatë rrugës ku tigri i njohur si T-1, ishte vërejtur të kalonte.  Një skuadër patrullimi shkoi në fshatin pranë Boratit të premten në mbrëmje, pasi mori informacion për praninë e tigrit.

Fillimisht kafsha u qëllua me një dozë qetësuesi, por sapo u qëllua tigri iu afrua mjetit të patrullës dhe me pas u godit me arme në një largësi prej 10 metrash. / Pergatiti: Opinion.al

Share: