Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.
Dekreti i Presidentit vjen pak javë pas miratimit të këtij ligji dhe brenda afatit kushtetues që kërkon presidentit të shprehet. Dekreti i fundit i presidentit për një ligj është ai i fillimit të gushtit dhe pas kësaj date të gjitha ligjet e tjera që ka votuar mazhoranca kanë kaluar në heshtje nga presidenti./Lapsi.al