Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar sot me homologun francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtarë në Francë.
Meta është takuar me Macron dhe në një pritje zyrtare ku ka biseduar rreth marrëdhënievetë shkëlqyera midis dy vendeve.
“Shumë i lumtur të takoj Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, të shpreh vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve dhe rëndësinë e dinamizmit të tyre e njëkohësisht rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar”, shkruan Meta në faqen e tij të Facebook.
Kreu i shtetit shqiptar është ftuar nga Presidenti Francës për të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.
Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.