Presidenti i Republikës, Ilir Meta me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë ku do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.
Ndërkohë gjatë qendrimit në Francë, Meta është takuar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyau dhe ka bere nje selfie me te.
Postimi i plotë Presidentit Meta:
Kënaqesi të takohesha në Paris me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Një marrëdhënie unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë dhe të dëshirës për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen.