Home KRYESORE Autobusi i Shijes “Neranxi” perseri te Pazari i Ri: Qytetaret konsumojnë pastaday.

Autobusi i Shijes “Neranxi” perseri te Pazari i Ri: Qytetaret konsumojnë pastaday.

Dje Autobuzi i Shijes Neranxi ishte te Pazari i Ri duke ofruar me qytetaret e shumta “Pastaday” përgatitur nga docentet e Institutit Kulinar Neranxi, chefat Eri Muhaj dhe Albana Dulellari  se bashku me studentet e tyre.

Gatimi me receta te shijshme për “te lëpire gishtat” dhe shërbyer nga studentet e vitit te dyte Kulinari po me ambalazh po te kompanisë Neranxi u pëlqyen ne mënyre shume te dukshme nga qytetaret e shumte dhe disa prej turisteve te asaj zone historike te kryeqytetit.

Recetat e pergatitura me shume profesionalizem dhe dashuri estetike ishin:

1-Pasta Freda me Orecchiete Granoro, Fileto Pule dhe Hellmann’s Hone&Mustarde Sauce,

2-Fusili me Ton, Ullinj, Caperi, domate dhe majdanoz.

3-Tagliatelle me Krem Tartufi dhe Kackavall,

4-Penne Rigate me Pesto Genovese D.O.P, 5-Spaghetti Gluten Free alla Tirolese

Nuk munguan as kokteilet dhe granitat e mjeshtrit te miksologjise docentit Somol Muça e bene te shtunën shume me te këndshme per kalimtaret e Pazarit te Ri dhe banoret e asaj zone te cilët u bene konsumatore te ushqimit te shijes unike Neranxi.

Autobuzi i Shijes Unike Neranxi do vizitoje te gjitha qytetet e Shqipërise dhe kudo ku ka shqiptare do udhëtoje për te shkëmbyer eksperience, shije dhe shërbim cilësor nëpërmjet fushatës se kultures kulinare idear nga Instituti Kulinar Neranxi: “Chef on Roads”.

Share: