Home KRYESORE Rama i përgjigjet Metës me shkresë: Shterron këtë vorbull të panevojshme

Rama i përgjigjet Metës me shkresë: Shterron këtë vorbull të panevojshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëhere pas një letre që publikoi Presidenca me 14 pyetje publike drejtuar Ministrise se Mbrojtjes për Sandër Lleshin. Rama e quan vorbull të panevojshme, kete qe ka krijuar Meta rreth figures se Sander Lleshit, dhe shkruan:

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë”.

Postimi i Kryeministrit Rama në Twitter u hoq për disa minuta dhe u ripublikua sërish.

Share: