Home KRYESORE ‘Rroftë Dako e PS’, Berisha reagon pas deklaratës së Avdylajt në sallën...

‘Rroftë Dako e PS’, Berisha reagon pas deklaratës së Avdylajt në sallën e gjyqit

Pas deklaratave befasuese të Astrit Avdylajt, i cilësuar si kreu i bandës së Avdylajve të Shijakut, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruan në Facebook se sot ranë maskat në sallën e Gjykatës, pasi Avdylaj shprehu hapur mbështetjen për kryebashkiakun Vangjush Dako dhe simpatinë për Partisë Socialiste.

Me ironi Berisha shkruan: ‘Rroftë partia e krimit’.

POSTIMI:

“Bien Maskat!

Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! Sb”, shkruan Berisha.

Ndërkohë sot Avdylaj para togave të zeza pohoi se mbështeste programin e Dakos dhe të PS dhe se aty qante hallet.

Share: