Home KRYESORE E dhunon gruaja, burri kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm

E dhunon gruaja, burri kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm

Një 33-vjeçar ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë një ditë më parë në policinë e Durrësit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një ditë më parë shtetasi A.N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohen një urdhër mbrojtje i menjëhershëm, në mënyrë që të mos i afrohet prej një distance të caktuar.

Pas bërjes së kallëzimi, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje./Opinion.al

Share: