Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, duke bërë thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes nga ngricat që mund të krijohen gjatë natës.
Më tej ARRSH bën me dije se në të segmentet ku reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin normal të mjeteve janë vënë në punë borëpastrueset, konkretisht:
Në aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borëpastruese.
Në aksin Pogradec-Qafe Plloçë-Maliq janë 2 borëpastruese.
Në aksin Maliq-Korçë është në veprim 1 borëpastruese.
Në aksin Korçë-Voskopojë 2 borëpastruese. Në aksin Korçë-Kapshticë 4 borëpastruese. Në këto dy akse është punuar me intensitet të lartë dhe në këto momente është normalizuar situata.
Pavarësisht se reshjet kane filluar dhe ne aksin drejt Qafës së Malit dhe Fushë Arrëzit, kalueshmëria vazhdon normalisht.
ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë udhëtimit në orët e natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi në segmente të caktuara mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta.