Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në tëitter për përplasjen që ndodhi sot përpara parlamentit mes protestuesve dhe policisë.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”.
Sakaq policia njofton se në spitalin e Traumes po marrin mjekim 12 punonjes policie, mes tyre dy ne gjendje me te rende.