Home KRYESORE Ora ka filluar të punojë së mbrapshti për qeverinë e korruptuar!

Ora ka filluar të punojë së mbrapshti për qeverinë e korruptuar!

Nga Nora Malaj

Policia , populli dhe dhuna! Une jam kundra çdo dhune! Aq më shumë kur konfrontohen qyetaret e vendit tim , me policinë e vendit tim, te dy palët bijë nënash.

Po unë nuk mund të hesht kur polici i vendit tim, që e dua shumë , bëhet pjesë e një skenari ogurzi , për të prangosur një 17- vjeçarë , që ka dalë të protestoj para parlementi dhe largohet së bashku me të atin , për te shtëpia ku pret me zemër në dorë t’u prishet!

Dhe unë e kolegët e mi , ndërhymë kur policia i kap në befasi, në rrugë duke ikur, sikur janë hajna, për të mos vazhduar dramën vëllavrasëse , për të mbrojtur një qeveri tirane , e cila nuk ka guxim të ulet e të bashkëbisedojë me qyetarët e ti , qofshin veriorë apo jugorë!

Janë ata që i japin buxhetin këtij vendi me taksat e tij dhe që kjo qeveri nuk i përfillë! Sot unë e kolegët e mi ishim në krahë të qytetarëve po edhe në ndalim të agresivitetit të policisë, pasi kjo nuk ështę lufta mes qytetarit e policit, po klithma e qytetarëve që janë të dhunuar nga kjo qeveri ozuroatore dhe vëllavrasese!

Ora ka filluar të punojë së mbrapshti për qeverinë e korruptuar ! Unë dhe kolegët e mi sot ishim në mbrojtje të qytetarëve dhe pêr të ruajtur policinë nga dhuna e vellavrasja!

Share: