Arbi Mazniku ka ripërmendur fjalën ‘shpellar’ e cila shkakoti zemërim tek qytetarët (portestuesit tek Unaza e Re), pasi u përdor për herë të parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Mazniku tha se atë etiketim e meritojnë të gjithë ata persona që kanë goditur mbi Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit.
“Ata që kanë shkuar aty për ti yshtur, që kanë ardhur tek dera e Bashkisë dhe kanë goditur policët bashkiak dhe sigurisht ata që sot kanë goditur policët e meritojnë plotësisht atë fjalë. Ai që ka ngritur dorën sot kundër policëve dhe asaj vajze që sot është pa gishta, e meriton atë fjalë kokë për kokë. Ata persona të veshur politikisht dhe që erdhën dhe goditën policët e Bashkisë të cilën nuk u përgjigjën e meritojnë plotësisht atë term”, deklaroi Mazniku./Opinion.al