Home KRYESORE Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për protestën

Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal për protestën

Pas kësaj proteste të dhunshme, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kryesisht procedim penal për 5 vepra penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë’’, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme dhe prishje e qetësisë publike”.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga veprimet e kryera deri tani rezulton se janë dëmtuar 15 punonjës policie, mes tyre edhe një punonjëse policie e repartit special “Shqiponja” me dëmtime të rënda të shëndetit. Po ashtu në Spitalin e Traumës janë paraqitur për ndihmë mjekësore dhe tre qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Veprimet në lidhje me këtë çështje penale vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave të kryera, sqaron prokuroria, si dhe arrestimin e personave përgjegjës dhe dërgimin e tyre para Drejtësisë.

Share: