Një koment i Olti Currit në foton e këngëtares Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Adelina kishte pozuar me bashkëshortin Serjoza në një foto që ishte bërë me një lloj efekti, që tregonte sikur partneri i saj kishte bërë make-up.
“Kush është bashkëshorti këtu?”, kishte shkruar Olti në foton e çiftit.
“Prive” e ka kontaktuar Adelina Tahirin për të marrë një deklaratë nga ajo, lidhur me këtë koment të Oltit.
“Kush është ky? Ndonjë fans? Apo do që të bëjë emër në krah të të tjerëve? S’e njoh, kam fansa shumë. Shumë dashuri për të”, ka thënë Adelina Tahiri në përgjigjen e saj për “Prive”.
Olti Curri është i njohur për ngacmimet që ju bën figurave të famshme shqiptare dhe ky koment duket të jetë i tillë./Opinion.al