Nga Artur Nura
Place du Luxembourg (Sheshi i Lukseburgut) ne Bruksel, si kurrë me pare mori ngjyra shqiptare nga Autobusi i Shijes “Neranxi” dhe docentet e Institutit Kulinar Neranxi qe me veshjet e tyre te bardha dhe shume estetike sollën ne atë shesh historik qe njihet ndryshe edhe si “Sheshi i burokrateve dhe gazetareve”, kuzhinën tradicionale shqiptare.
Brendi shume i njohur ne Ballkan “Neranxi”, këtë radhe i tejkaloi këta kufij dhe nëpërmjet Autobusit te Shijes përshkroi rreth 1600 kilometra Europe, nga Tirana ne Bruksel, me sloganin e njohur anglez, Chef on Roads (Chefat e kuzhinës ne rruge) qe me produktet e kompanisë Neranxi realizuan për diasporën, parlamentaret evropian dhe turistet e ndryshëm recetat me përfaqësuese te kuzhinës tradicionale shqiptare.
Aroma dhe shijet e shkëlqyera te byrekut, tarhanasë, tavës kosit, qofteve me lëng, bukës se fikut gatuar në mënyre krijuese nga chefat profesional shqiptare të shkollës më të madhe të gatimit në Ballkan, pijeve tradicionale shqiptare si rakia dhe birra, koktejleve të miksologeve të Institutit Kulinar Neranxi, ishin prezantimi i një pjese të rëndësishme të Shqipërisë, kulinarisë se saj më të mirë, në kryeqytetin politik të kontinentit të vjetër.
Ky projekt unik dhe gjigant u realizua nga Instituti Kulinar Neranxi në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës. Ministri I Diasporës, Pandeli Majko, në prani të shumë shqiptareve dhe belgëve në “Place de Lussenburg” tha për Mediat e pranishme se një projekt i tille unik mund të realizohej vetëm nga vendosmëria e himarjotit Nikollaq Neranxi dhe se shpresonte që suksesi jo i kollajtë i Brukselit, të vlente për ta dërguar Autobusin e Shijes Neranxi edhe ne kryeqytete të tjera të kontinentit Europian.
Nga ana e tij biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi, në pritjen që organizoi pas kthimit nga Brukseli për docentët e Institutit Kulinar Neranxi, pasi i falënderoi ata për performancën e shkëlqyer, vendosmërinë për te tejkaluar vështirësitë e shumta të këtij projekti, shtoi se suksesi i merituar në Bruksel e motivon Kompaninë Neranxi për ta vazhduar këtë rrugë e cila nderon fillimisht Shqipërinë, Institutin Kulinar Neranxi edhe atë personalisht.
Autobusi i Shijes “Neranxi” tashmë pasi ka ndaluar në disa stacione shqiptare si Tirana, Shkodra, Lezha dhe Kavaja, të fundit e realizoi me sukses ne Bruksel, duke hapur kështu si-parin e një turi europian për kuzhinën tradicionale shqiptare e cila vetëm nëpërmjet Institutit Kulinar Neranxi mund të realizoje më së miri me pasaportën kulinare shqiptare anën e munguar të diplomacisë të Shqipërisë.
PS: Falenderojme nominalisht drejtoreshen e Institutit Kulinar Neranxi, Elona Rrapaj Kurti, Antoneta Hoxha, Chef Ilir Fama, Chef Mentor Mmerjemaj, Chef Andi Balla, Chef Fatjon Duka, Master Chef Arjan Ceka, Chef Ben Kokici, docent Alban Dobruna dhe Sokol Muca, Docent Klodi Gurra.
Nje falënderim i veçante shkon për dy shqiptaret e Belgjikës, Alexi Odi dhe Gezim Kokici qe me ndihmën e tyre bën të mundur realizimin me sukses te këtij eventi. Sigurisht Ministrinë e Diasporës dhe ambasadën e Shqipërisë ne Bruksel.
Falënderim i posaçëm presidentit te Kompanisë Neranxi z. Nikollaq Neranxi që me vendosmërinë e tij bëri të mundur këtë mega-operacion dhe, sigurisht ministrit Pandeli Majko për bashkëpunimin.