Një shqiptar që kishte kaluar kufirin grek me 26 kg marijuanë, u arrestua ditën e sotme nga Policia Greke.
Shqiptari u kap në zonën e Kosturit ndërsa ecte në këmbë me katër pako marijuanë.
Ky është operacioni i disatë i policisë greke në luftën kundër trafikimit të drogës nga Shqipëria.
Po kështu në Athinë, janë arrestuar 3 shqiptarë në zonën Agio Pandaleimona, pasi janë kapur me 2 kg 550 gram heroinë, 24 kg 132 gram marijuanë, 510 gram kokainë, 3 kg 255 gram përzierës, 10 tableta narkotike, 10.400 euro, 3 peshore, 8 celularë e 2 automjete./Opinion.al