Home KRYESORE Lubonja: Le të vijnë të na arrestojnë në studio, ose…

Lubonja: Le të vijnë të na arrestojnë në studio, ose…

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka komentuar skandalin e prezantuar në emision për kompaninë Dunwell Haberman, e cila është shpallur fituese për rindërtimin e Unazës së Madhe, por që ka falsifikuar dokumentet për të marrë tenderin. Lubonja ka dhënë vetëm dy zgjidhje për situatën, ose arrestimin e të ftuarve në studio, ose ata të qeverisë.

“Ose të na arrestojnë ne në studio, ose ata të qeverisë. Mbas dokumentit është ajo “no comment”, flet vetë dokumenti. Si kanë guxim që shkojnë deri këtu. Ke kapur policinë, gjithë i ke kapur, ja se ku të çojnë kur mungojnë kontrollet institucione ja si degjeneron një pushtet”, – u shpreh Lubonja.

Share: