Home KRYESORE Protestës së studentëve, iu bashkohen dhe nxënësit e gjimnazeve

Protestës së studentëve, iu bashkohen dhe nxënësit e gjimnazeve

Rrugët e kryeqytet janë mbushur tashmë nga studentët, të cilët po protestojnë për uljen e tarifave dhe përmirësim të kushteve studentore në auditore dhe konvikte.

Protesta ka pasur një mbështetje masive nga pedagogët, aktivistë të shoqërisë civile. Ndërkohë që së fundmi me to janë bashkuar dhe gjimnazistë të gjimnazit “Qemal Stafa” dhe “Harry Fultz”.

Të gjithë studentët e fakultetëve të Tiranës, janë bashkuar para ministrisë së Arsimit, duke marshuar rrugëve të kryeqytetit, ndërkohë që pritet që atyre t’u bashkohen dhe studentët e Elbasanit dhe Shkodrës.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord/opinion.al

Share: