Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Nese vazhdon lufta për manipulim te protestes, parashoh se situata do të...

Nese vazhdon lufta për manipulim te protestes, parashoh se situata do të radikalizohet

Nga Besian Pesha

Protesta masive dhe spontane e studentëve lindi si rrjedhojë e krizës së përfaqësimit që ka kapur jo vetëm sistemin arsimor por gjithë vendin.

Përfaqësuesit, qofshin këta kryeministra, ministra, deputetë, rektorë, dekanë, këshilla, organizata studentore etj, kanë treguar papushim se mbas zgjedhjes apo gjatë përballjeve me pushtetin ata nuk zgjedhin të përfaqësojnë me ngulm interesat e masës por interesat personale. Për rrjedhojë kanë prodhuar vazhdimisht zhgënjim (një nga emocionet më të forta që përjeton njeriu).
Kjo pakënaqësi me sistemin përfaqësues bëri që protesta të ishte e madhe, spontane dhe masive.

Ndaj edhe lufta për të kapur përfaqësimin e studentëve në shesh apo në media është qesharake. Sepse pavarësisht sa bukur e luajnë, si maskohen, çfarë artikulojnë unë jam i bindur që përfaqësuesit do të refuzohen. Refuzimi i tyre i garanton masës evitimin e zhgënjimit. E njëjta gjë ndodhi edhe në Francë. Jelek-verdhët refuzuan dhe vazhdojnë të refuzojnë përfaqësimin dhe negociatat. Duan thjesht zgjidhje.

Masa e studentëve nuk do përfaqësues por do zgjidhje.

Nëse zgjidhja nuk u jepet por vazhdon loja dhe lufta për manipulim, parashoh se situata do të radikalizohet.

Mjerë kush nuk e kupton!

Share: