Home KRYESORE Berisha nxjerr emrin: Ja pedagogu që Rama e ka futur në disa...

Berisha nxjerr emrin: Ja pedagogu që Rama e ka futur në disa bordero

Ish-kryeministri, Sali Berisha thotë se Rama i jep disa rroga ish-burrit të Linda Ramës, Thanas Xhillari.

Berisha me tej shkruan në “Facebook” se studenti shqiptar për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria Rama, i duhet sot të paguajë 15 herë më shumë se një bashkëmoshatar nga Europa dhe 7 herë më shumë se një i tillë nga vendet e rajonit.

Postimi i plotë:

Rama studenteve:ejani te luftojme se bashku korrupsionin e Thanasit!Mashtrimet dhe cinizmi i Edvinit merr pergjigjen e merituar nga studentet greviste!

Te dashur miq, studentet jane sot ne diten e peste te protestes se tyre masive kunder gjobave dhe rrjepjes me tarifa 4-15 here me te larta se ne vendet e BE dhe 7 here me te larta se sa ne vendet e rajonit. Kjo gjendje e rende u krijua sepse me antireformen e diktuar nga universitetet e klienteles, u dha ketyre universiteteve statusin e unversiteteve publike ne shperndarjen e studenteve dhe per me teper, per te ndihmuar ato, rrit tarifat dhe orienton drejt tyre masterat dhe doktoratat.

Tani ai eshte nje skllav i blere i universiteteve te klienteles, nuk kthehet dot mbrapa. Pas fyerjeve te fillimit, cilesimit te studenteve me mendesi totalitare si ‘ngeles’ dhe reagimit burreror dhe civil te studenteve ndaj ketij qendrimi arrogant, Rama i tmerruar dhe ne panik te plote perpiqet ti mashtroje ata dhe, ne nje hark kohor te shkurter, ai, ne vend se te shpalle plotesimin e menjehershem pa kushte te kerkesave te tyre, me cinizem i fton ata per dialog ne zyren apo facebookun e tij pavaresisht se ata e kane thene me qindra here se nuk ka dhe nuk do kete negociata por vetem plotesim te kerkesave.

Kulmin hipokrizia, cinizmi dhe pafytyresia e Edvinit arrin kur ai, duke shfrytezuar denoncimin e drejte nga studentet te pedagogeve te korruptuar te universiteteve me ne krye te listes Thanas Xhillarin, ish bashkeshortin e Linda Bashes, te cilin vete Rama e ka futur ne disa borde dhe afera te denoncuara publikisht dhe ne parlament, ai ju ben ftesen studenteve hajdeni me ndihmoni te luftojme bashke korrupsionin e Thanasit nderkohe qe vete Rama eshte i akuzuar nga raporte nderkombetarr qe ne vitin 2014 per vjedhjen 200 milione euro dhe nuk ka kundershtuar asnje fjale.

Kurse keto 5 vite te qeverisjes mbi te rendojne akuza per dhjetra mega afera korrupsioni duke filluar nga ÇEZ, PPP ne vlere vjedhje prej 1,2 miliard euro. Autostrada Ibe -Tirane, by passi i Fierit dhe dhjetra afera te tjera. Vjet DASH ne raportin e tij per Shqiperine deklaron per here te pare se ne kete vend eshte instaluar sistemi i korrupsionit te papermbajtur dhe vetekuptohet qe ne krye te tij eshte Edvin Rama.

Duke perfunduar, denoj me ashpersi cinizmin dhe mashtrimet e tij dhe kerkoj plotesimin e menjehershem te kerkesave te drejta te studenteve si dhe iu bej thirrje te gjithe te rinjve dhe qytetareve shqiptare te bashkohen me studentet dhe kauzen e tyre te drejte! sb

Share: