Home KRYESORE Tenori, Ramës: Dorëhiqu, varfërove më tepër ata që shpresuan tek ty

Tenori, Ramës: Dorëhiqu, varfërove më tepër ata që shpresuan tek ty

Ndër ata që kanë shkruar për protestën e studentëve është edhe tenori Agim Hushi.

Ai kërkon dorëheqjen e Ramës në një letër të hapur.

Hushi jeton në Australi.

Më poshtë, pjesë nga letra e tij:

Po ju shkruaj nga larg me te drejtën e një qytetari shqiptar qe dikur i shërbeu PS dhe me vetëdije te plote ju suportoi bile dhe ju admiroi!

Nuk jam penduar aspak për asnjë veprim qe e kam bërë me bindje në përputhje të plote me vullnetin tim të lirë.

I kuptoj shume mirë edhe disa nga punët e tua të mira për të cilat ju paguheni dhe gëzoni të gjitha privilegjet e pushtetit me votat dhe parat e taksapaguesve shqiptare!

Por me lejoni t’ju kujtoj me bindje se megjithë zgjuarsinë tuaj të rralle batutore ju nuk po arrini dot në nivelin e një burri shteti!

Bulizmi juaj shpesh ju le “down”ne nivelin e nje “cool”-i te një lagje tirane!

S’lini njeri pa sharë e damkosur!

Quani kazan median, por më së shumti e keni blerë, madje gazetarëve që dikur ju kanë plagosur me shpifjet si prind ua pranoni shërbimet me pagese mjafton te shajnë dhe tu nxijnë jetën kundërshtareve dhe kritikeve tuaj!

Është me te vërtet tragjik transformimi juaj kur kujtoj refleksionet tuaja dikur kur une si ish student i arteve ju ndiqja si nje idhull!

Ju armiku dhe çjerrësi i maskës se diktatorit jeni bërë vete si ai!

Lere arrogancën e pushtetit dhe dil mbi guaskën e mendjemadhësisë e te gjithëpushtetshmit

Falëndero popullin tënd që po te mban mbi krye dhe te cilin ti po e varfëron më shumë

Mos dëgjo këshillat e servileve që të rrethojnë.

Beje zemrën e madhe dhe lere flladin popullor të të vije në zyrën e luksit me të cilin je rrethuar!

Lere teatrin fushator dhe merru me punë të vërteta!

Njerëzit s’janë aq budallenj sa ci mendon ti të të gjykojnë me spektaklet në Face book, me Rita Oren ne shesh apo me dritat e vitit te Ri ne bulevard!

Behu serioz dhe mos e ler vehten te biesh më poshtë.

Kupto qe ke vrare shpresën, ke nxjerre rininë në rrugë!

Ti e di mire se zemërimi i rinise dhe studenteve s’ka të bejë me tarifat dhe pedagoget e padenje!

Ka të bëjë me zhgënjimin që solle ti.

Behu burrë shteti dhe mos na shih si armiq qe po të kërkojmë pushtetin por na gjyko si shqiptare që e duam atdheun tonë të denje, që të na siguroi të ardhmen e fëmijëve, mirëqenien me punën dhe vlerat tona, të na vlerësoje siç na vlerëson bota!

Ndalo teatrin qeveritar si forma me e shpifur e qeverisjes !

Merr kurajën dhe kërkoi falje të gjithë atyre që përzure nga Shqipëria me padrejtësitë dhe ligëshit që prodhove ti dhe pushteti  mediokër!

Si ish admiruesi yt te lutem qe qofte dhe për një çast te vetëm të marrësh statujën e një burri shteti qe se realizove dot prej vitesh ne krye te qeverise!

Bëje me dorëheqjen tende në këto dite protestash masive qv kanë në qendër dështimin tënd në fushën e arsimit që është e ardhmja reale e Shqipërisë që duam!

Share: