Home KRYESORE Dhe eshte kaq bukur… Pa perdorur urbanet…

Dhe eshte kaq bukur… Pa perdorur urbanet…

Nga Marsela Xhafa

Te ngrihesh heret e te ecesh, ne kembe mes mijera njerezve qe shpejtojne, strukur Brenda xhupave te ngrohte.

Pse duhet te strapacohemi neper urban duke u shtyre e bere sardele?

C’kusur kemi te na vjedhin hajdutet neper urban te cilet jane shtuar kaq shume kohet e fundit?

Po pse mos te ngrihemi gjysem ore me heret apo edhe nje ore e te ecim rrugeve te Tiranes ne kembe ?

Pervec ketyre Sot duhet ta paguajme me shtrenjte bileten . Me shtrenjte sepse do permiresohet cilesia. Per c’cilesi flasim? Per ata qe duhet te rrish me ore te Tera ne trafik, te durosh fatutinon gangster apo shoferin e dehur? Cilesi eshte kjo qe ti paguan nderkohe qe urbani ecen aq ngadal sa ti pas tre oresh shkon per Ku je nisur sepse helbete jane shume prane urbanet me njeri – tjetrin.

Po c’faj kam une?!
Ne djall bileta.
Ne djall dhe urbani.
E kam vendosur.
Do bojkotoj.
Nuk kam per te hipur me ne urban.
Dhe pike. Indinjohem!

Share: