Home KRYESORE Proteste per rritjen e cmimit te biletes se urbanit

Proteste per rritjen e cmimit te biletes se urbanit

Sot dhjetëra qytetarëdhe aktivistë marshuan nga sheshi “Ushtari i Panjohur” drejt Bashkisë së Tiranës për të protestuar kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit urban ne kryeqytet. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Shpallni falimentin, o Bashkia, o Kompania”, “Shtetëzoni transportin publik, jo fitimin privat”. Protestuesit e cilësuan të palogjikshëm rritjen me 33% të çmimit të biletës së transportit urban, në kushtet kur shërbimi ndaj qytetarëve nuk është përmirësuar. Rritja e çmimit të biletës së autobusëve urbane nga 30 në 40 lekë hyri në fuqi më 1 shkurt. Në të njëjtin vendim, Bashkia rriti çmimin e abonesë së posaçme nga 900 në 1400 lekë dhe abonenë e përgjithshme nga 1200 në 1800 lekë. Qytetarët dhe aktivistët pjesëmarrës në protestë kërkuan transparencë në kosto dhe fitime të kompanive përgjegjëse për transportin urban në Tiranë, si dhe përmirësim të kushteve të këtij shërbimi.

Share: