Home KRYESORE AKT, APO PAKT PËR ARSIMIN E LARTË?

AKT, APO PAKT PËR ARSIMIN E LARTË?

Nga Edmond Hoxha

Gjë shumë e mirë që Qeveria ka filluar punën për adresimin e kërkesave të studentëve, por Dokumenti që po hartohet nuk duhet të jetë thjesht një Pakt për Arsimin e Lartë. PAKTI është thjesht një Marrëveshje midis palëve që zgjidh disa kërkesa, por problemet e Arsimit të Lartë janë më shumë se sa thjesht këto kërkesa.

Unë mendoj se nuk duhet thjesht një PAKT, por një AKT PËR ARSIMIN E LARTË, ku të rishikohet i gjithë Ligji Aktual i Arsimit të Larte, si shkaku kryesor i problemeve të krijuara.

Pa u zëvendësuar ky Ligj, ku të ri-adresohen çështjet e:

(1) Financimit;
(2) Trajtimit të studentëve;
(3) Administrimit, sidomos të Bordeve, ku shumicën e ka Qeveria;
(4) Mbështetjes së Kërkimit shkencor;
(5) Gradave dhe Titujve Shkencore;
(6) Raportit Arsim publik – Arsim jo publik;
(7) Etikës dhe Plagjiarizmit;
(8) Kritereve hyrëse në Universitet;
(9) Lidhjes së Arsimit të Lartë me tregun e punës dhe funksionimit të Universitetit si ofrues shërbimesh;
(10) Vlerësimit dhe Motivimit real të figurës së Profesorit;
(11) Rolit të Universitetit si Konsulent dhe Oponent kryesor i projekteve madhore Kombëtare; nuk do të ketë zgjidhje afat gjatë të problemeve në AL.

Nga ana tjetër Publiku duhet të dijë se kush është Grupi i Punës që po punon për këto çështje. Nëse për këto çështje do punojnë të njëjtit persona që punuan për Ligjin e Arsimit të Lartë, është e gabuar. Ata janë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur dhe nuk mund të jenë në krye të punës për të hartuar një Akt të Ri.

Share: