Kryeministri Edi Rama ka dalë me video-selfie në facebook për të lexuar fjalimin që kishte përgatitur për të lexuar para deputetëve në parlament. Kujtojmë se seanca e sotme u ndërpre paradite dhe pritet të rinisë pasdite, pasi deputeti Endri Hasa qëlloi Kryeministrin me vezë.
Nuk dihet nëse Rama do shkojë në 18:00 në seance, tashme qe e lexoi fjalimin e tij ne facebook.
Pjesë nga fjala e Ramës
Ja dhe fjala që mbajta po nuk e ndava dot me ju.
Sot më shumë se kurrë, askush më kollaj se Lulëzimi, s’mund t’ua tregojë shqiptarëve pse zgjedhja e tyre e vetme është e do jetë kjo shumicë qeverisëse.
Ndërsa unë vet do vazhdoj dialogun e vështirë me studentët, pasi ata më shohin mua si zgjidhjen e vetme. Ky parlament s’ka nevojë për mua, ndërsa studentët po.
Mirëse u ktheve shëndoshë e mirë Luli, se megjithë atë mllef që kishin për ty protestuesit ta kam pasur merkaun. Po shyqyr që sutdentët e kishin keq dhe me motrën opozitare, kështu që ata s’dinin kë të kapnin prej zhelesh përpara. Ju u fshehët nëpër turmë, e tani jeni të dy shëndoshë si molla.
Tregoju shqiptarëve sa i panevojshëm je për ta që përveç që mos të të votojnë po as mos të të kenë inat kot për gjëra që ti nuk i bën dot.
Doktoresha e Shkencave Kryemadhi do e shfrytëzojë çdo minutë për t’u ndriçuar rrugën e studentëve që s’e shohin dot me sy./opinion.al