Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste se nuk do të ketë asamble të PS-së, dhe se kryeministri Rama nuk do të zgjidhet. -Â “Më thanë që nuk do të ketë asamble. Pa dyshim që i qëndroj garës, e kam thënë që ditën e parë, jam në garë , nëse ka garë. Këta kanë thënë do marrim një vendim nëse do zbatojmë statutin? Llogari i kërkohet kryetarit të PS që nuk do të zgjidhet e për fat të keq nuk ka as burrninë ta thotë këtë gjë vetë, po vë ca të tjerë që thonë sikur ta mendojmë. Çfarë të mendojnë? Është e thjeshtë. Sa herë keni parë zgjedhje në PS në 15 vitet e fundit. I keni parë çdo 4 vjet. Pse sot ka ardhur dita që kapriço i Edi Ramës për mos t’u zgjedhur kthehet në normë politike”, tha Blushi.
Qellimi i ketij kandidimi ne PS sipas Blushit është interesi publik. “Edi Rama nuk do të zgjidhet, dhe unë në fakt kam një pyetje, ishte dhe ai po nuk foli. Një njeri që pretendon se ka bërë kaq shumë reforma, pse ka frikë të zgjidhet. Nuk foli fare Edi Rama. Pse ka frikë të zgjidhet, çfarë e pengon të dalë dhe të thotë po, është koha për t’u votëbesuar. Për fat të keq është një grabitje, një mandat i grabitur me të cilin nuk do pajtohem kurrë”, deklaroi Blushi.
Blushi tha se në mbledhjen e grupit nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me kërkesat e tij, por vetëm një shkëmbim argumentesh me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçi. Ideja e këtij të fundit, tha Blushi, është se nuk ka rëndësi kryetari, por kreu i organizatës, gjë për të cilën për deputetin socialist nuk është e saktë, pasi përgjegjësinë kryesore e ka kryeministri.
Deputeti socialist Blushi, pretendent per te hyr ene garën e kreut te kësaj partie duke mos dyshuar tek e drejta qe është me te, Â edhe pse pak e kane mbështetur publikisht pak socialiste, ai beri një krahasim tangential te Hitlerit me Edi Ramen…Â Blushi duke ju referuar nje mesazhi qe kish patur nga nje mik ne Gjermani, tha se ne je qytet gjerman ne kohen e Hitlerit vetëm dy vete nga nje qyteze kishin qene kundër projektit te Hitlerit, por koha – tha Blushi – i dha te drejte atyre te dyve dhe jo shumicës tjetër….
Ndërsa deputetja Olta Xhaçka, në prononcimin për mediat, ka lënë të kuptohet se debati mbi zgjedhjen e kryetarit është një çështje e ezauruar. “Rama ka fituar zgjedhjet me reformat që ka bërë. E gjithë vëmendja është e fokusuar tek reformat”, ka thënë Xhaçka.