Ditën e djeshme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me kryeministrin grek, bullgar dhe atë rumun. Takimi i tyre ka ngjallur polemika të shumta, për shkak se, sipas mediave kroate ata kanë bërë dhe një marrëveshje që konsiderohet si rrezik për paqen në Ballkan.
Mediat kroate në fakt kanë shfaqur alarm, lidhur me këtë dhe kanë paralajmëruar se Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç do t’i përgjigjet me krijimin e boshtit ku përfshihet Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria e Sllovenia, shkruajnë mediat kroate.
Në artikull thuhet: “Presidentja kroate: Ne krijojmë koalicionin Kroaci-Shqipëri-Kosovë-Mali Zi-Slloveni”
360grade.al