Home KRYESORE Shkrimtari dyshon se protestat e studenteve u bene qe te dalin me...

Shkrimtari dyshon se protestat e studenteve u bene qe te dalin me te forte maskarenjte!

Nga Agron Tufa

Kam shume arsye te dyshoj fort në Lëvizjen studentore, Protestat, qe sikur u mekën krejt tani. Nuk u besoj spektakleve me drejtues e regjizorë të fshehur (e kemi pare njëherë këtë film).

Nderkohë qe vëmendja qe mbërthyer e gjitha tek studentet, veshët e mi sikur e degjonin qartaz turravrapin e hapava të hordhisë vjedhacake, qe ngutej drejt Pyllit, për të fshehur Prenë e Madhe.

Pedaogët (nuk flas për demagogët) nuk qenë të mirëpritur, per të mos thënë, qenë të padëshirueshëm. Sepse pedagogët (jo demagogët), janë të aftë të shohin edhe pas “shtatë perdesh”. Skenaret e thurura, për shembull…

Jam skeptik për protestat “pa kokë” të studenteve (ose kukafshehthi) dhe, nëse e kërkojmë me ngulm atë çik kokë, (se pa kokë hiç s’mund të jetë), na del vetëm kaptina e marksistëve të rinj (!).

A po flas copë e troç?

Edhe këtë lloj filmi e kemi parë e ia pamë sherrin për 50 vjet..

Askush nuk e shtron pyetetjen, e pamëshirshme, por te ligjshme përballë të nesërmes: – po sikur gjithçka ta kenë nxitur mjeshtërit e Maskaradave të mëdha, për të dalë mandej, më të “fortë” nga kjo “sprovë” e një “opozite konstruktive?!

Me atë rast Kryeministri (vete aktor, vetë regjizor, vetë autor – një Arturo Ui), bën ca spastrime, qe duheshin bere, dhe riciklon vetveten dhe Pushtetin, tashmë, gjoja të ripërtërirë. Nga e gjithë kjo histori, zbehet e mjerohet opozita dhe roli i saj.

Kjo ështe logjika e Maskarenjve të Mëdhenj… Dhe trualli ynë shoqëror e ka historikisht skenën të gatshme për protagonizmat e Maskarenjve të mëdhenj…

Share: