Sot 5 Janar 2019 ora 11.00, në sheshin e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, në Tiranë, në prezencë të disa Partive të djathta Shqiptare si:
Partia Konservatore Albania
Partia Lëvizja e Legalitetit
Aleanca Kuq e Zi dhe dhjetra Akademikë, Profesorë e qytetareë të kryeqytetit, mbarë Shqipërisë dhe nga Kosova, u përkujtua vendosja e gurit të themelit, gurit të parë për fillimin e punimeve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Guri i parë është vënë nga drejtuesi i shtetit shqiptar të asaj kohe dhe nga drejtuesi i shqiptarëve, Mbreti i Shqiptarëve, Zogu I.
Në veprimari përshëndetën dhjetra të pranishëm, midis të cilëve akademikë, studentë, të cilët po vazhdojnë prej rreth dy muajsh revoltën kundër Qeverisë, pasi janë të zhgënjyer tërësisht dhe që jetojnë e studjojnë në kushte tepër të vështira në të tëra aspektet.
Të gjithë pjeëmarrësit në këtë veprimtari mbështetën Lëvizjen Studentore dhe të tërë së bashku marshaun drejt Kryeministrisë, ku u takuan me studentët që protestojnë atje dhe që do vazhdojnë përsëri revoltën e tyre në datën 7 Janar 2019.