Home KRYESORE Walter Glos: Projektligjet e qeverisë, rrezik për censurë në media

Walter Glos: Projektligjet e qeverisë, rrezik për censurë në media

Në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS), Partia Demokratike po organizon tryezën “Media e lirë, shoqëri e lirë – rreziku i heshtjes me ligj”.

Tryeza është e hapur për të shkëmbyer ide rreth fuqizimit të medias së lirë në Shqipëri, dhe do të ketë diskutim të hapura me median rreth dy projektligjeve të propozuara nga qeveria për të vendosur nën kontroll median online nëpërmjet gjobave

Në tryezën që po mbahet sot për lirinë e medias, ka mbajtur një fjalë të shkurtër edhe Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë.

Ai u shpreh se ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin për negociatat.

“Ju falenderoj për bashkëpunimin zonja Vokshi, tha zoti Glos. E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median.

Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë process”, përfundoi fjalën e tij, me tone shumë shqetësuese, zoti Glos.

Koloreto Cukali, në emër të Këshillit Shqiptar të Medias dhe nismëtar i një peticioni kundër projektligjeve qeveritare gjatë fjalës së tij në tryezën e sotme u ndal tek karakteri restriktiv dhe ultimativ i projekteve. “Autorët e projektligjeve kanë marrë të gjitha masat me urgjencë që çfarëdolloj portali të mund të mbyllet në Shqipëri brenda 24 orësh, me një kërkesë të një komisioni të vogël të AMA-s, qoftë ky edhe i regjistruar jashtë Shqipërisë, qoftë ky edhe Nju Jork Tajmsi”, thotë Cukali.

Kurse Aranita Brahja, në emër të Institutit Shqiptar të Shkencës u ndal tek tentativa për ta kontrolluar median me anë të gjobave dhe akteve administrative.

“Unë përfaqësoj Institutin Shqiptar të Shkencës, që është i njohur për publikimin e Open Data. Organizata që unë drejtoj është kundër censurës dhe penalizimit të portaleve pa një vendim gjykate; pra jemi kundër trajtimit administrative të kësaj çështjeje”, tha zonja Brahja./ppinion.al

Share: