Home KRYESORE BASHKOHEN ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE LËVIZJA BESA

BASHKOHEN ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE LËVIZJA BESA

Portali tetovaonline nga burime të sigurta ka informacione se Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit janë shumë afër marrëveshjes për bashkëpunim të ngushtë opozitar.

Duke u nisur nga kërkesat e shumta të anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që opozita shqiptare të bashkohet në një front të përbashkët ose Lëvizje Nacional Demokratike Shqiptare me qëllim mbrojtjen e shqiptarëve nga diskriminimi i vazhdueshëm siç ishte gjatë qeverisë së mëhershme bdi-vmro dhe qeverisë së tashme bdi-lsdm, krerët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA si dy parti serioze dhe kombëtare tanimë të dëshmuara edhe gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese, seriozisht janë duke diskutuar format dhe modalitetet e bashkëpunimit gjatë periudhës së ardhshme sepse Bashkimi bën Fuqinë, shkruan tetovaonline ndërsa transmeton aurorapress.online.

Simpatizantët e të dy partive insistojnë në bashkim opozitar sepse është e vetmja rrugë për mposhtjen e zullumit dhe zullumqarëve pro-rusë të instaluar në pushtet e të shantazhuar nga pushteti.

Anëtarët dhe simpatizantët e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA shumë shpesh shihen së bashku nëpër mjedise të ndryshme duke diskutuar për hallet dhe problemet e përbashkëta të shqiptarëve shkruan tetovaonline transmeton aurorapress.online.

Nga anëtarët e dy partive opozitare kuptojmë që lideri i Aleancës për shqiptarët z. Ziadin Sela dhe lideri i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami së shpejti do të takohen për ta përmbyllur procesin e bashkëpunimit dhe ti japin grusht të fortë pushtetit dhe formës së përçarjes së shqiptarëve përmes metodës së njohur “DIVIDE ET IMPERA” respektivisht “Përçaj e Sundo” shkruan tetovaonline, transmeton aurorapress.online

Share: