Home KRYESORE AfD: Nëse BE nuk i pranon kërkesat tona, Gjermania duhet të dalë...

AfD: Nëse BE nuk i pranon kërkesat tona, Gjermania duhet të dalë prej saj

Mandatory Credit: Photo by CLEMENS BILAN/EPA-EFE/REX/Shutterstock (9712115d) The co-chairs of the parliamentary group of the right-wing ?Alternative for Germany' (AfD) party Alice Weidel (R) and Alexander Gauland (L) talk at the beginning of an AfD parliamentary group meeting in Berlin, Germany, 12 June 2018. Party members of the right-wing party gather for their faction meeting on a regular basis. AfD party parliamentary group meeting, Berlin, Germany - 12 Jun 2018

Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD do të bëjë fushatë për daljen e Gjermanisë nga Bashkimi Europian.

Në draft-manifestin e saj, kjo forcë politike kërkon një lëvizje të ngjashme me atë të Britanisë, nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për disa reforma.

Një prej masave të parashikuara në dokument përfshin shpërbërjen e Parlamentit Europian, i njëjti organizëm pjesë e të cilit AfD–ja synon të bëhet në muajin maj.

Ne i shohim shtetet-kombe si të vetmet që kanë kompetencën ekskluzive për të krijuar ligje, lexohet ne tekstin që fshikullon 751 anëtarët e privilegjuar, sipas tij, të legjislaturës aktuale europiane.

“Nëse blloku nuk i plotëson kërkesat e AfD-së brenda ‘një kornize të përshtatshme kohore’, atëherë Gjermania duhet të largohet”, thanë delegatet e kësaj partie në kongresin e saj, mbajtur në landin lindor të Saksonisë.

E themeluar në 2013-ten si parti euroskeptike që synonte largimin e Gjermanisë nga zona e euros, AfD-ja ka dalë gradualisht në mbrojtje te interesave anti-emigracionit dhe ato islamofobe, dhe pavarësisht skepticizmit qe rrethoi fillimisht, ka fituar shumë popullaritet duke arritur të kthehet në një parti të rëndësishme opozitare në Bundestag./Lapsi.al

Share: