Home KRYESORE Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH, 25 urdhër-arreste në Tiranë

Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH, 25 urdhër-arreste në Tiranë

Prokuroria ka lëshuar 25 urdhër-arreste, prej të cilave 13 janë ekzekutuar për persona që dyshohet se kanë krijuar skeme mashtrimi me TVSH-në.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim për vepren penale te krijimit te skemave mashtruese me qellim kreditimin e TVSH.

Në total janë lëshuar 25 urdhër-ndalime, për 25 personat që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, e që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 miliardë lekësh.

Deri më tani janë ekzekutuar 13 urdhërndalime, ndërsa 12 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetimet do te vijojnë në identifikimin e saktë të subjekteve perfituese nga skema mashtruese./opinion.al

Share: