Home KRYESORE Video/ Shpërthim i fuqishëm në Universitetin e Lionit në Francë

Video/ Shpërthim i fuqishëm në Universitetin e Lionit në Francë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në tarracën e kampusit universitar të Lionit, në Francë.

Sipas informacioneve të “BFMTV”, zjarri ka rënë në tarracë por flakët janë përhapur thuajse në të gjithë godinën.

Nga hetimet paraprake, shkak i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht, që ka shkaktuar edhe shpërthimin e 3 bombolave të gazit, që mbaheshin në tarracë.

Aktualisht, raportet e para flasin për një të lënduar lehtë, ndërsa persona të tjerë të pranishëm janë evakuuar nga vendngjarja.

Përmes rrjeteve sociale, Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendngjarja, duke siguruar se ekipet e emergjencave po ndërhyjnë për t’i dhënë fund këtij incidenti.

Embedded video

 

RT

@RT_com

BREAKING: Suspected gas rocks university in , France (VIDEO)https://on.rt.com/9mge 

143 people are talking about this

Embedded video

Benjamin Alvarez@BenjAlvarez1

Now: Huge explosion and fire at one of the University of ‘s campuses. People are being urged to avoid the area.

Share: