Home KRYESORE Keshilli i larte i prokurorise gjendet para provimit te pare te tij....

Keshilli i larte i prokurorise gjendet para provimit te pare te tij. A do ja dale?!

Nga Anila Hoxha

A do jete Keshilli i larte i prokurorise ” peng ” i politikes, dhe i lojrave me qitje te larget?
KLP e tregon veten sot. Per provimin e pavaresise. Ne dukje mbledhja ngjan proceduriale, por jo…

DY ankesat e dy prokuroreve te krimeve te renda te cilet kundershtuan vendimin e kryeprokurores se perkohshme Arta Marku qe i caktoi pa pelqimin e tyre ne rrethe, gjate nje furtune te paprecedente te krimeve te renda
Disa muaj larg internimit te dy prokuroreve ,ne
KLP sapo u shfaqen dy kampet e para

Qendrimi nje, jane anetaret prokurore te cilet jane te qarte ne qendrimin e tyre , ata thone se ligji eshte i qarte, asnje prokuror nuk duhet te transferohet pa pelqimin e tij. Ky argument forcohet edhe nga ligji dhe nga vendimi i gjykates qe e konsideroi te paligjshem urdherin Marku

Nga grupi i anetareve prokurore brenda KLP vecohet anetari qe vjen nga prokuroria Besnik Cami, ish keshilltar i Arta Markut. Dhe nuk ndodh rastesisht . Ai po perpiqet fort te ruaje prestigjin e ish shefes, sepse loja eshte me larg se ketu. Ajo do kandidoje per Prokurore te pergjithshme ndaj edhe duhet ruajtur aureola e saj.

Se dyti , njeri nga prokuroret ankues eshte edhe Olsian Cela, te cilin Marku e internoi. Por ai pritet te garoje per postin e prokurorit te pergjithshem dhe zonjes Marku nuk i duhet perballe nje kandidat i forte andaj loja ne Klp eshte nen tavoline..Me preteksin ta shtyjme kete pike ta diskutojme here tjeter, nje propozim ky aspak i pafajshem por pjese e skemes.

Sepse se shpejti Klp do shpalle te hapur garen per prokuror te pergjithshem dhe me mire qe kjo histori te mbahet ne sirtare derisa sa …
Kampi 2 .. jane anetaret qe jane votuar ne parlament , ata bejne lojen e ” jo” , dhe hedhin tezen te shkojme ne kushtetuese , te bejme studim per te gjitha transferimet dhe bla bla bla te shohim cdo ndodhe

Kete klime e krasiti pak anetari Alfred Balla qe tha ” i degjova te dyja grupet” , megjithese edhe ai i vendos kapak ceshtjes ” ti marrim on block te gjithe te transferuarit” . Por qe thjesht fare do te thote , ta shtyjme edhe ca..

Keshilli i larte i prokurorise gjendet para provimit te pare. Te shohim sa shprese ka ky vend dhe sa e pavarur eshte Klp. Votat qe do hidhen sot nuk do tregojne sot si lexohet paligjshmeria e vendimit te Arta Markut , e cila dihet qe ma mbeshtetje politike. Por qe kjo e fundit nese do te ndikoje te anetaret e Klp atehere ata nuk jane te lire ne voten e tyre.

Share: