Aktorët Laert Vasili dhe Ermal Mamaqei të ftuar në “360 Gradë” në Ora News, debatuan mbi faktin e të qenit të pasuri.
Pjesë nga biseda:
Vasili: Lumturia është kur njeriu është i vetëmjaftueshëm. Nuk është i lumtur ai që ka 18 vila. Në makutërinë e këtij njeriu që do të zotërojë gjithçka dhe sheh 1 mijë të vrarë në rrugëtimin e tij për t’u bërë i pasur.
Mamaqi: Kjo është komuniste. Ti ke frikë nga të pasurit.
Vasili: Unë kam frikë nga një i pasur që ka qenë i varfër dhe shkatërron gjithçka. Populli jonë thotë ruaju nga zengjini i ri.
Mamaqi: Nëse je njeri i mirë, leku do të të bëjë njeri më të mirë.
360grade.al