Home KRYESORE Mjeku polemist Vargu sqaron deklaratat e tij per medikamentet

Mjeku polemist Vargu sqaron deklaratat e tij per medikamentet

Mjeku polemist Petrit Vargu ne nje status te tij ne Facebook shkruan per te sqaruar deklaratat e tij dhene ne nje interviste per nje te perditshme. Sipas Vargut, shqetesimi i tij profesional dhe teorik i mungeses te disa medikamenteve qe duhet te furnizonin siptalet tona, mund te rezikoje edhe jeten e pacienteve…, nga ana e redaksise perkatese u trajtua ne titullin redaksional si i mireqene dhe vrasese!

“Ky titull sic ndodh rendom per fat te keq tek ne, u emetua nga shume media te tjera dhe dihet qe shumica e lexuesve per shume arsye te ndryshme mbeten vetem tek leximi i titujve, pa u thelluar ne informacionin e duhur” – tha Vargu per Perqasje.com duke shtuar se i eshte dashur te shkruaj edhe statuese te tjere per te sqaruar opinion publik ne ludhje me keto deklarata te shtremberura.

Nderkohe ju ofrojme te lexoni statusin e fundit te mjekut te QSUT-se Petrit Vargu:

“Nuk kam thene kurre qe jepen ilace vrasese pasi nuk ka qenie njerezore qe ta beje kete dhe kurre nuk ka ndodhur.Ka patur mungesa shume te rendesishme ilacesh here pas here,qe nevojiten per trajtimin e rasteve te renda qe vijne ne urgjence.Keto i kam te dokumentuara me data .Me vjen keq qe problemet agravohen kur flitet per firmat farmaceutike.Kjo i heq vleren luftes tone per nje mjekesi te ndershme dhe te pa manipuluar dhe qe eshte ne prag te degradimit.

Share: