Home KRYESORE ‘Edi Rama pjesë e përgjimeve në dosjen 339, zbulohen mesazhet me…’

‘Edi Rama pjesë e përgjimeve në dosjen 339, zbulohen mesazhet me…’

Gazetari i kronikës Flamur Vezaj ka publikuar një shënim në faqen e tij në facbook ku shpjegon detaje nga dosja e shumëdiskutuar 339.

Sipas gazetarit në këtë dosje ka edhe pergjime ku është interceptuar Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të tjerë të mazhorancës.

Reagimi i Vezajt:

KM Rama ne pergjimet e dosjes “VOLVO 4”

Në rrjetin e përgjimeve në dosjen “339” ose operacionin “VOLVO 4” ka rënë edhe Kryeministrit Edi Rama! Ky lajm konfirmohet nga burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda! Ne dosjen me nr.339 që po hetojnë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci rezultojnë se janë interceptuar biseda dhe mesazhe të Kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko!

Keto mesazhe dhe biseda ndodhen në dosje të veçuara! Nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasi hetuesit ndodhen në fazën e verifikimit të tyre, nëse përbëjnë interes për dosjen ose jo!

Burimet thonë se janë interceptuar edhe mesazhet e ish-deputetit Arben Ndoka me KM Rama dhe deputetë të ndryshëm të shumicës në vend!

Por jo vetem kaq, në dosje ka edhe biseda të ministrave, kreut të grupit parlamentar të PS-së T.Balla e shumë deputetëve të tjerë me dy ish-deputetët. Si dhe biseda të shumta të “supermenit” të bisedave telefonike Vangjush Dako me pjesetarët e grupit të trafikut të drogës!

Ftoj dy prokurorët Mara e Prençi që të reagojnë zyrtarisht me precedentin e njoftimit “Prela” se sa të verteta janë këto informacione të siguruara nga burimet kofidenciale!
#Vazhdoni_transparencen

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: