Home KRYESORE Pjesë të shkëputura nga intervista e Nexhmije Hoxhes

Pjesë të shkëputura nga intervista e Nexhmije Hoxhes

Këto ditë, e veja e Enver Hoxhes, Nexhmija, ka vendosur që të mbyll siparin e intervistave të dhëna në 25 vjet. Deklarimet e saj, më së shumti rrëfenja mbi të kaluarën duke pretenduar te beje krahasime me te sotmen janë parë gjithnjë si diçka ekzotike. Po ashtu si gjithnjë, ato kanë provokuar dhe debat mbi faktin nëse kanë qenë me interes për publikun, gjithnjë me dyshimin se mos pas dëshirës gazetareske për ta intervistuar, është fshehur qëllimi i lig për ta rehabilituar figurën e saj Gje qe duhet thene nuk eshte se mungojne qarqet qe duan ta bejne nje veprim te tille! Ne po sjellim pjese te kesaj interviste te fundit realizuar ne emisionin e Rudina Xhunges ne Vizion Plus

Thuhet se ju keni shpenzuar 36 milion lekë (të reja), ose 5 milion franga në 2 vjet. Kjo është një shumë e madhe…

E vërtetë është, por unë prisja shumë njerëz. Nënë Tereza p.sh. ka ardhur të më shohë tre herë dhe që nga muaji mars 10 mijë kosovarë kanë trokitur në derën time. E pra, unë nuk mund të mos iu ofroja një kafe. Por ja që një i ashtëquajtur komision hetimi na nxjerr një tog faturash të vjetra dhe ia nis një llogarie të ndyrë.

A mendoni se me ju është bërë padrejtësi?

Po. Mund ta kritikosh Enver Hoxhën, por nuk duhet sjellë në këtë mënyrë. Kjo nuk është demokratike. Kur vandalët rrëzuan statujën qava shumë. M’u duk se vdiq për herë të dytë. Mendoj se ky ishte një komplot i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statuja ra në një gjysëm ore, me siguri gjatë natës dikush ka liruar bullonat mbajtës.

 A dinit ju që regjimi praktikonte torturën dhe burgoste intelektualë?

Jo. Nuk arrij t’i besoj gjithë ato monstruozitete që lexoj nëpër gazetare. Ashtu siç për Stalinin janë vetëm shpifje. Edhe po të ishin të vërteta ai nuk kishte gisht në këtë punë.

Pra, ju mohoni se keni gabuar?

Ne kemi qenë ndoshta më shumë se ç’duhet idealistë, shumë romantikë gjithashtu. Kështu mendoj unë sot. Po, kemi gabuar pak. Pr a s’veproi si ne gjysma e botës? Nëse Enveri do ishte gjallë, ai do ishte për demokracinë. Por për demokracinë me rregull./Vizion +

Share: