Home KRYESORE REFORMA NË DREJTËSI TREGUESE E PUSHTETIT ME DY FYTYRA

REFORMA NË DREJTËSI TREGUESE E PUSHTETIT ME DY FYTYRA

Nga Kelment Baçi

Prej disa ditësh tema kryesore e diskutimeve politike në Shqipëri është reforma në drejtësi.

Takime të njëpasnjëshme janë realizuar ndërmjet përfaqësuesve të ndryshëm të forcave politike me konsulentë dhe këshilltarë nga vendi dhe të huaj.

Pavarësisht të gjitha takimeve duket se ende konsensusi për realizimin e kësaj reforme shumë të rëndësishme për synimet europiane të shqipërisë, kërkon ende kohë dhe bisedime për t’u përmbushur. Por cilat janë pretendimet e partive politike? Ku i bazojnë pretendimet e tyre këto forca polike?

Çfarë e pengon politikën shqiptare në përmbushjen e kushteve dhe arritjen e konsensusit?

Çfarë roli po luajnë ndërkombëtarët në ndërmjetësimin e politikës?

Kur dhe si do të realizohet reforma në drejtësi?

Kush do të tolerojë nga pretendimet e veta, mazhoranca apo opozita?

Të gjitha këto pyetje përbëjnë dilemën e madhe të quajtur reforma në drejtësi apo në gjuhën popullore kë duhet dhe do “kapim” për ta prangosur.

Por cilat janë pretendimet e partive politike? Mazhoranca aktuale e formuar nga koalicioni PS-LSI ende nuk e ka gjetur emëruesin e përbashkët për mënyrën e realizimit të reformës. Secila prej tyre kërkon të vlerësojë propozimet e veta, ku qëllimi është lehtësisht i kuptueshëm, marrja e meritave kryesore. Teksa PS mbron me fanatizëm propozimet e veta LSI duket edhe më e vendosur që të jetë ajo udhëheqja e kësaj reforme.

Në kohën kur brenda koalicionit ka mendime dhe qëndrime të ndryshme, edhe më e vendosur në përgjedhjen e propozimeve të saj duket Partia Demokratike. Kryesorët opozitarë kërkojnë një reformë e cila të ketë aftësinë që kur të nisë zbatimi i saj ndryshojë rrënjësisht sistemin e drejtësisë, jo pak të akuzur si më i korruptuari në vend. Secila prej partive politike i mbron me një fanatizëm të theksuar qëndrimet e saj duke shprehur se propozimet e tyre janë më të drejtat dhe pranueshmet për një reformë të përshtatshme dhe lehtësisht të zbatueshme në shqipëri. Mbrojtja e propozimeve duket se ka vetëm qëllime të pastra politike dhe jo konstruktive.

Pikërisht mbrojtja e këtyre qëllimeve politike është edhe arsyeja kryesore e stërzgjatjes së procesit të realizimit të refoformës në drejtesi, pa realizimin e së cilës Shqipëria t’i lajë duart e sytë, por vetëm BE nuk do të ketë. Reforma në drejtësi është super kushti i vendosur nga BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit me shqipërinë.

Kjo gjë është konfirmuar edhe në takimet e shumta nga vizitat e të derguarve te BE-së në Shqipëri dhe delegacioneve shqiptare në europë. Gjithçka është e qartë pa këtë reformë s’ka Bashkim Europian. Pavarësisht insistimit të ndërkombëtarëve shqiptarët, në këtë rast politika, kërkon t’i dalë e vetja.

Vizitat dhe takimet e njëpasnjëshme dhe me doza të larta nuk kanë dhë efektin e tyre të pritur tek ndërkombëtarët të cilët kanë pritur më shumë nga klasa politike shqiptare, cila kërkona ta “ngelë” popullin me një 4, në fakt të merituar pasi kanë zgjedhur t’i drejtojë një klase politike që vetëm 4-a ka në raport me ta. Çelësi për në BE është pikërisht reforma në drejtësi, pavarësisht nëse ajo do të zbatohet ose jo në të ardhmen.

Me një popull që durimin e paskërka më të madh se vuatjet, shqipëtarët, politika dhe lidershipi i tyre ka për ta zgjatur edhe disa kohë telenovelën “Reforma e Drejtësisë”, me disa seri që mbase mund të jenë edhe më të shkrurtra por misteri sigurisht që nuk ka për t’iu munguar. Shikim të këndshëm të telenovelës, aktorët meritojnë të gjithë nga një OSCAR.

Share: