Home KRYESORE Albin Kurti shkon te Shkencat Sociale në mbështetje të studentëve, reagon dekani:...

Albin Kurti shkon te Shkencat Sociale në mbështetje të studentëve, reagon dekani: Nuk mori leje që erdhi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë, për një bashkëbisedim me studentët. Kurti është shprehur se  mbështet protestën, duke nënvizuar se arsimi nuk është luks dhe duhet të mendohet për të ardhmen e vendit.

Ndërsa protesta e studentëve sipas tij, është kundër padrejtësive në arsim, por njëherësh edhe kundër privilegjeve që ekzistojnë për të pasurit.“Politika është arti i keq, në Shqipëri është monopolizuar gjithçka, dhe humori, ka deklaruar ndër të tjera Albin Kurti, i cili foli edhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë”- u shpreh Kurti.

Pas deklaratavë të kreu të Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar dekani i fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti, duke thënë se ai nuk ka marrë asnjë leje për prezencën dhe fjalimin e tij.

“Një pjesë tjetër e pedagogëve sot janë në një grevë të paralajmëruar këto ditë dhe një pjesë e studentëve vazhdojnë me të drejtën e tyre për të protestuar duke ndjenjur në hollin e takimit. Sa i takon zotit Albin Kurti, ai nuk ka patur asnjë lloj kontakti me drejtuesit  e Fakultetit dhe është i ftuar aty. Unë jam me studentët dhe i kam mbështetur, edhe qeveria është me studentët.”-tha dekani.

Ndërsa prof. Dr. Rapti po largohej një student i bëri thirrje që të mbajë anën e protestuesve dhe jo të qeverisë.

“Tregoni që jeni me ne dhe jo me qeverinë. Greva e pedagogëve është zyrtare, mos gënjeni mediat. Po tregoni që jeni kundër studentëve, e keni bërë që ditën e parë. Mbyllet dhe ky në kullën e vet.”-tha njëri prej studentëve protestues./fast news

Share: