Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Denoncimi/ Shkarkohet Drejtoresha e Zyrës së Arsimit në Tiranë

Denoncimi/ Shkarkohet Drejtoresha e Zyrës së Arsimit në Tiranë

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës e Arsimit në Tiranë. Arjola Byzykan u shkarkua nga detyra pas denoncimit të emisionit  investigativ “Stop”, në gjimnazin jopublik “Skënderbej”, jepeshin diploma ndonëse ishte mbyllur në vitin 2016. Shkolla  jepte diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit.

Ndërsa për një deklaratë për emisionin “Stop”, vet drejtoresha, ishte shprehur se gjimnazi ishte i mbyllur prej dy vitesh me urdhër të Ministrisë së Arsimit. Por pronari kishte një licencë aktive për një shkollë profesionale dhe ka mashtruar qytetarët, të cilët ngritën edhe shqetësimin.

Qytetarët ishin njohur me vendimin për mbylljen e gjimnazit vetëm në Dhjetor të vitit 2018 dhe tani refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar. Por, shkolla refuzonte që t’i pajiste me vërtetimin e notave fëmijët e tyre në mënyrë që t’i çonin në një shkollë tjetër.

Share: