Home KRYESORE Përdhunimi i minorenes/ Habit hoxha: Fajin e ka veshja provokuese e vajzës

Përdhunimi i minorenes/ Habit hoxha: Fajin e ka veshja provokuese e vajzës

Një minorene është përdhunuar në Kosovë nga mësuesi i saj por edhe hetuesi ku kishte shkuar të denonconte rastin, që më pas e kishte detyruar të abortonte.

Por pavarësisht tronditjes së madhe që ka shkaktuar rasti, një imam në Rahovec, duket se do të hapë të tjera polemika.

Imam, Bedri Bytyçi, ka bërë me faj vajzën, pasi ajo sipas tij ka provokuar me veshjen në shkollë duke sjellë edhe dëshirën për ngacmim nga mësuesi, i cili më pas e ka përdhunuar.

“Faji është i gjithanshëm, sepse kur nxënësja shkon në shkollë me veshje dhe dukje provokative, kur prindërit krenohen me veshjen dhe dukjen e saj provokative, kur mësuesi i paedukatë, mezi pret t’i ngacmoi e shfrytëzoi nxënëset e tij, e keqja është në prag”, ka thënë imami Bytyçi.

Por Bytyçi nuk ka dhënë deklarime të mëtejshme nëse edhe në rastin e hetuesit, ka qenë sërish veshja provokative ajo që e ka ngacmuar për të përdhuanuat vajzën. D.l/opinion

Në foto Imami i xhamisë në Rahovec, Bedri Bytyçi

Share: