Home KRYESORE Boja e Palokes “shkruan” ne faqet e shtypit Europian

Boja e Palokes “shkruan” ne faqet e shtypit Europian

Francezja “Le parisien” dhe gjermania “Bild” në faqet e tyre online i kanë kushtuar disa rreshta ngjarjes së të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë, ku Edi Paloka qëlloi me bojë mbi Kryeministrin Rama.

Të dyja mediat prestigjioze e shoqërojnë publikimin e tyre edhe me video nga ngjarja, ndërsa shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që Kryeministri qëllohet në parlament. Këtë radhë jo me ushqim, por me bojë. Gazeta franceze shkruan se kjo ngjarje vjen në një kontekst të tendosur për politikën shqiptare, pasi një protestë e madhe organizuar nga Partia Demokratike pritet të mbahet të shtunën.

“Më gjerësisht, jeta politike shqiptare  është thuajse tradicionalisht e përshkuar nga një dhunë e lartë verbale, ku të majtë dhe të djathtë përfshihen në fyerje dhe akuza të rënda korrupsioni apo lidhje me krimin e organizuar”, shkruan Le Parisien. /M.B/opinion.sl

le parisien
le parisien
le parisien 1
bild
Share: