Home KRYESORE Une nuk jam ende nene…por une sot kam frike te lind.

Une nuk jam ende nene…por une sot kam frike te lind.

Une nuk di se cdo te thote qe nje zemer tjeter, te rrah brenda teje.

Nga Marsela Xhafa

Une nuk e kam ndjere emocionin qe te fal levizja e nje krijese brenda meje.
Une nuk kam perfytyruar se si mund te jete , si do e kete fytyren..

Une nuk kam biseduar me te, nuk i kam kenduar ninulla

Une ende …une ende nuk e di.

Por Rexhina e dinte. Ajo i perjetoi, i ndjeu qe te gjitha.

Mbajti per 9 muaj ne bark foshnjen e saj, shijoi cdo moment, enderroi cdo sek, mezi priste deri sa ta kishte ne krahet e saj, madje edhe emrin ia kishte gjetur.

Keto ishin mendimet qe e shoqeronin, edhe ate dite teksa shkonte drejt maternitetit.

Me ne fund, dita kishte ardhur dhe ajo do e kishte ne krah foshnjen e saj, do i ndjente aromen e embel, do e puthte e perkedhelte sepse ajo ishte e saja, ishte fryti i dashurise se saj.

Thone se kur nje femer behet nene, lind per here te dyte. Por ky nuk ishte rasti I Rexhines.

Ajo nuk arriti ta njihte vogelushen, as ta kishte ne krahet e saj.

Nuk dua te them asnje fjale me shume nga sa eshte thene per mjeket, indiferentizmin, neglizhencen dhe mungesen e profesionalizmit te tyre.
Ne botën e qyteteruar kjo eshte nje ngjarje pararoje dhe tregon se SISTEMI KA RENE!

Rexhina mund te isha une. Mund te ishit edhe ju. Mund te jete kushdo.
Ndaj une sot kam frike te lind…

Share: