Home KRYESORE “Është e bija e filanit”! Nga Anila Kruti

“Është e bija e filanit”! Nga Anila Kruti

Baba im nuk ka qenë artist.As nëna ime. Unë jam e bija e dy punëtorëve të thjeshtë .Nuk kam shkuar dikund me me frazën nepotike :

“Është e bija e filanit” Në jetën time nuk kam pasur privilegje. Edhe mësuesi i letërsisë kur bënim hartimet mua më vinte 9 deri ne 10. Kurse shoqes sime që ia bëja unë hartimin i vinte ,10.Po unë nuk kisha pse mërzitesha.Unë nuk e kisha mamin doktoreshë,as edukatore ,apo mësuese .As babin drejtor ,apo artist.

Babai im ishte punëtor. Punonte nga mëngjesi në darkë .Punëtorët nuk i preferonin.E mbaj mend që e ndihmonte shumë nënën . Kujdesej per ne dhe për të.

Nuk e di nga i buronte ajo dritë e bardhë .I paqtë , i gjendshëm.Zemrën plot me ne e me të gjithë .Ai mesa dukej ishte arkitekt i prindërimit.Dashuridhenës.

Ndërtonte përditë një kështjellë që zor e kishte kush!Nëna ime qepte.Qepte veshje.Po mua dhe motrave na qepte fustane gëzimi .Asnjëra nuk i kishte fustanet si ne!

Mbaj mend kur kthehesha nga shkolla kaloja kohë me pemët.Pyllin,burimet. Lulet e bardha te kumbullës. Ato vjolat e të bardha te mollës .Shpesh këndoja me burimet.
Nisa të shkruaja ,por shume herë i grisja.E kush besonte tek unë! Te vajza e dy punëtorëve te thjeshtë ! Po ja qe mua me ndiqte fjala dhe poezia ! Vite më vonë unë botova libra ,përfundova Masterin me rezultate shumë të mira!Dhashë leksione për letërsinë.Fitova një projekt në një televizion privat dhe as atje nuk u bë se nuk më nijhte kush.

Unë vazhdoj ti kem ende prindërit punëtorë të thjeshtë pensionistë.Nuk kam njeri , as ne televizione,as në ministri,as në bashki ,as në ambasadë as partinë e askujt.
Ama,prej dy prindërve punëtorë unë mora dashurinë njerëzore që zor e kanë këta’ lart’.

Prindërit e mi ishin të thjeshtë dhe rritën një fije bari si unë.

Share: