Home KRYESORE Kërcënohet studiuesi Aurel Plasari: Për mua nuk angazhohet Garda

Kërcënohet studiuesi Aurel Plasari: Për mua nuk angazhohet Garda

Studiuesi i njohur Aurel Plasari është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Plasari ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, me emrin “Emiljano Pjetri”, i cili i shkruan në faqen e tij të Facebook:“Sa vajza ke”.

Plasari thekson se nuk ka dashur ta bëj publike këtë kërcënim, por sipas tij duke parë se me çfarë fryme u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, po e publikon për të mbrojtur vetën e tij dhe familjen.

KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pak a shumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës”, thekson Aurel Plasari.

Share: